Gjidhënja është shumë e shëndetshme për fëmijët dhe për këtë arsye shumë gra vendosin të ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri, por hulumtimet e fundit kanë treguar që gjidhënja poashtu ndihmon edhe zemrën e gruas në jetën e mëvonshme.
Në studim kanë marrë pjesë 297 nëna, të cilat kanë pasur së paku një fëmijë. Në atë kohë, kishin moshën nga 45 gjer në 58 vjeç, dhe kurrë nuk kishin pasur simptome apo ndonjë diagnozë të ndonjë sëmundjeje të zemrës. Hulumtuesit kanë përdorur dy teknika: tomografinë me rreze elektronike dhe ultrazërin – në mënyrë që të kontrollojnë gjendjen e enëve të gjakut.
Ato të cilat nuk kanë ushqyer me qumësht gjiri kanë qenë më të ekspozuara ndaj arterieve të kalcifikimit koronar dhe sëmundjeve koronare të zemrës. 32% e grave, të cilat nuk kanë ushqyer me gji, kanë kalcifikim të enëve të gjakut në raport me 17% të grave të cilat kanë ushqyer me gji.
Duke marrë parasysh statutin ekonomiko-social, historinë e sëmundjeve në familje dhe mënyrën e jetesës, faktorët e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe peshën trupore, shkencëtarët kanë arritur në përfundim që nënat që nuk ushqejnë me gji janë pesë herë më të ekspozuara ndaj kalcifikimit të aortës sesa nënat gjidhënëse.
Trupi i gruas pritet të kalojë gjatë shtatzënisë, si dhe gjatë këtij procesit të sekretimit të qumështit apo laktacionit. Gjatë shtatzënisë, trupi ndërton yndyrëra të cilat do të duhej ti largon gjatë laktacionit. Nëse gruaja nuk ushqen me gji, atëherë organizmi do të duhet të ballafaqohet me këto yndyrëra shtesë. Nëse arrini të ushqeni me gji së paku 3-4 muaj pas secilës lindje, enët e gjakut do të qëndrojnë në gjendje më të mirë.