GOOGLE MUND T’I NDIHMOJË NJERËZIT TË IDENTIFIKOJNË PROBLEMET NË LËKURË

Google ka shpalosur një mjet që përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar në identifikimin e gjendjes së lëkurës, flokëve dhe thonjve, bazuar në imazhet e ngarkuara nga pacientët.

Sipas BBC, një testim i “mjetit të ndihmës së dermatologjisë”, i shpalosur në konferencën vjetore të zhvilluesve të gjigantit të teknologjisë, Google IO, mund të lansohet më vonë këtë vit.

Një ekspert i kancerit tha se avancimet e AI mund t’iu mundësojnë mjekëve që të sigurojnë trajtim më të përshtatshëm për pacientët.

‘AI’ mund të identifikojë 288 probleme të lëkurës por nuk është krijuar për të zëvendësuar diagnozën dhe trajtimin mjekësore, tha kompania.

Janë dashur tre vjet për ta zhvilluar këtë mjet dhe është trajnuar me një set të të dhënave prej 65 mijë imazhesh të problemeve të diagnostikuara, si dhe me miliona imazhe që tregojnë shenjat për të cilat njerëzit kanë shprehur shqetësim, dhe mijëra fotografi të lëkurës së shëndetshme, në të gjitha nuancat dhe tonet.

Përveç aplikimit të imazheve, aplikacioni gjithashtu kërkon që pacientët t’iu përgjigjen një sërë pyetjesh në internet.