Google prezanton algoritmit e ri kërkimor “MUM”

Google ka vendosur të shkojë edhe më tej me inteligjencën artificiale dhe ka përmirësur motorin e saj të kërkimit.

Fjala kyçe është MUM, akronimi për Multitask Unified Model, një algoritëm i ri i aftë për të siguruar rezultate edhe për kërkesat më të ndërlikuara në përmbajtje, video dhe imazhe.

“Ka më shumë informacion të arritshëm sot, sesa në të kaluarën dhe përparimet në inteligjencën artificiale do të transformojnë rrënjësisht mënyrën se si ne e përdorim atë informacion”, tha Prabhakar Raghavan, zëvendëspresident i Lartë i Google në ngjarjen vjetore Search On.

Ja se cilat janë risitë që do të vijnë në muajt e ardhshëm për të gjithë përdoruesit e Google.

E para ka të bëjë me kërkimin sipas imazheve përmes Lens, aplikacioni i nisur në vitin 2017. Një mënyrë kërkimi “piketo-dhe-kërko” që gjithashtu mund ta bëjë më të lehtë gjetjen e vendit të saktë që na intereson në një video.

Gjithashtu, në video, algoritmi i ri MUM mundëson gjetjen e temave të lidhura në një video, edhe ato që nuk janë përmendur në mënyrë të qartë, “bazuar në kuptimin e përparuar të informacionit në video”.

Varianti i parë i kësaj veçorie do të prezantohet në javët e ardhshme, “me më shumë përmirësime pamore që vijnë në muajt e ardhshëm”.

Përparimet në IA do të ofrojnë edhe një faqe kërkimi të përtërirë dhe më pamore, që do të përfshijë funksionin “Gjërat për të ditur”, për të eksploruar tema të reja, madje edhe duke i personalizuar ato sipas përdoruesit.

Në Google Maps do të mbërrijnë hollësi për zjarret dhe informacione për klimën, por edhe mundësia që ata që nuk e kanë atë të kenë adresën e tyre falë aplikacionit Address Maker, me provat e filluara tashmë në disa komunitete afrikane./ATSH-ANSA/