Ballina E spikatur GOOGLE PREZANTON PIXEL 6 DHE PIXEL 6 PRO

GOOGLE PREZANTON PIXEL 6 DHE PIXEL 6 PRO

Google ka konfirmuar zyrtarisht në Twitter daljen e telefonave inteligjentë të gjeneratës së re, Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro.

Kjo është një lëvizje e papritur, pasi të gjithë ishin përgatitur për lancimin e tyre në vjeshtë.

Google ka shpjeguar risitë e hardëare-it që do të shoqërojë dy pajisjet, pa u ndalur në çmimet dhe disponueshmërinë. Tashmë dihet se në bordin e telefonave do të gjejmë procesorin Tensor, që Google e ka identifikuar me emrin e koduar Whitechapel.

Sakaq, kompania vuri në dukje se mikroqarku përqendrohet në operacionet e inteligjencës artificiale, duke premtuar përmirësime në përdorimin e përditshëm.