Hidrogjeni i gjelbër mund të jetë karburanti i së ardhmes

Teksa kriza klimatike përshkallëzohet, bota po përdor gjithmonë e më shumë energji pa karbon për të arritur një të ardhme me emetime zero të gazrave serrë.

Një formë potenciale e energjisë së pastër është hidrogjeni i gjelbër, i cili vjen nga burimet e rinovueshme si uji, në vend të lëndëve djegëse fosile, dhe mund të përdoret për të fuqizuar industrinë e rëndë dhe mjetet e mëdha, si aeroplanët dhe anijet.

Objektet për të prodhuar këtë formë më të pastër të gazit janë shfaqur në të gjithë globin, në Shtetet e Bashkuara, Evropën Perëndimore, Kinë, Australi, Kili dhe Afrikën e Jugut.

Tregu global në rritje i hidrogjenit të gjelbër parashikohet të jetë me vlerë 11 trilionë dollarë deri në vitin 2050, sipas vlerësimeve të Goldman Sachs.

Por kritikët e hidrogjenit të gjelbër thonë se përdorimi i energjisë diellore ose të erës për të prodhuar një karburant tjetër tani është një humbje e burimeve të rinovueshme të çmuara, pasi bota po përpiqet t’i largohet karburanteve fosile. Në të njëjtën kohë, planet për të përdorur hidrogjenin e gjelbër, i cili prodhohet duke përdorur lëndë djegëse fosile, po vëzhgohen gjithnjë e më shumë.

Pse na duhet hidrogjeni i gjelbër?

Një pjesë e këtij largimi përfshin makinat elektrike që zëvendësojnë automjetet me naftë e gaz. Por disa industri kërkojnë aq shumë energji saqë burimet e rinovueshme tradicionale nuk mund të plotësojnë kërkesën e tyre.

Ky është një problem, sepse ato industri janë ndër emetuesit kryesorë të gazeve shkaktare të efektit serë. Për këtë arsye, dhe konsiderohet se hidrogjeni i gjelbër, do të ketë një potencial shumë të madh.