Informacion për prindërit që kujdesen për fëmijët në kushte izolimi për shkak të situatës së pandemisë

Familjet në të gjithë botën po përpiqen që ti përshtaten ndryshimeve që po ndodhin për shkak të sëmundjes së koronavisursit 2019 (COVID-19). Për shumë prindër është stresuese vendosja e një balance midis punës, kujdesit për fëmijët dhe kryerja e punëve të shtëpisë, veçanërisht kur janë të ndarë nga rrjetet e zakoshme mbështetëse. Ndërkohë që izolimi mund të ofrojë një mundësi për të shpenzuar kohë së bashku dhe për të zhvilluar marrdhënie me fëmijët tuaj, shumë kujdestarë mund të përjetojnë ndjenja konfliktuale si dhe sfida të ndryshme që lidhen me zgjedhjet praktike.


Këshillat më poshtë ndihmojnë personat që të kujdesen për fëmijët dhe veten e tyre.

RRETH JUSH Çfarë mund të jeni duke përjetuar?

Pandemitë globale rrisin nivelin e stresit tek çdo individ, përfshirë dhe kujdestarët. Nëse jeni duke përjetuar shenja të stresit duhet të dini që është një reagim mëse normal dhe se nuk jeni vetën.

Shenjat të cilat mund të tregojnë se jeni duke përjetuar stres, përfshijnë:

  • Një nevojë kompulsive (e pa kontrolluar) dhe e vazhdueshme për tu përditësuar me informacione ndaj COVID-19 e cila çon në vështirësi për tu fokusuar në aspekte të tjera;
  • Përqëndrim i varfër ose vështirësi në marrjen e vendimeve pavarësisht se janë të vogla ose të mëdha;
  • Përjetimi i një mbingarkesë emocionesh, të natyrës ankthsioze ose acaruese;
  • Përjetimi i ndërprerjes së menjëhershme e mënyrës së të ushqyerit dhe të fjeturit.

Prindërimi mund të jetë sfiduese edhe në një ditë të zakonshme, por në këtë periudhë të vështirë është e rëndësishme që ju të bëni hapa për të ndihmuar veten tuaj, fëmijën tuaj, si dhe familjen tuaj në mënyrë që ta kalojnë këtë situatë.

 

Çfarë mund të bëni për veten tuaj?

Përgëzime – ju jeni duke bërë hapin e parë drejt pranimit që kjo është një periudhë sfiduese me pasiguri dhe stres dhe që duhet të menaxhohet. Ndaj, çfarë mund të bëni ju si kujdestar?

  • Përpiquni të jeni pozitiv dhe shpresëplotë, miliona njerëz ndihen njësoj si ju sot.
  • Kujdesuni për veten sa më shumë që të mundeni – ndani përgjegjësitë e prindërimit me të rritur të tjerë të cilët jetojnë të izoluar bashkë me ju,
  • shpezoni kohë me veten tuaj për të punuar apo për të pushuar si dhe mbani një rutinë të përditshme kur të mundeni.
  • Përpiquni sa të mundeni që të krijoni një strukturë të jetës tuaj. Krijoni dhe mbani aktivitet shpirtërore, religjoze ose kulturore që ju ngushëllojnë.
  • Listoni mekanizmat përballuese të shëndetshme për veten dhe familjen tuaj
  • Shmangni sjellje të tilla si konsumi i alkoolit, kumari online apo konsumi i drogave. Kini parasysh se mekanizmat përballuese negative përkeqësojnë stresin dhe ju bëjnë të ndiheni më keq përgjatë një periudhe më afatgjatë.

 

RRETH FËMIJËVE Si mund të jenë duke e përjetuar fëmijët tuaj?

Fëmijët reagojnë ndaj stresit në mënyra të ndryshme dhe reagimet e tyre varen nga faktorë të ndryshëm, përfshirë moshën. Ja disa nga shenjat:

  • Disa mund të jenë fillimisht të lumtur që qëndrojnë në shtëpi, por me kalimin e kohës, ndërprerja e rutinës, izolimmi nga miqtë si dhe kufizimet e tjera të
    imponuara do të rrisin tek ata stresin.
  • Fëmijët mund të përjetojnë ulje-zbritje të sjelljes, emocionet gjithashtu mund të ndryshojnë. Mund të manifestojnë sjellje të pazakonta agresiviteti, qetësie ose trishtimi.
  • Fëmijët mund të përjetojnë frikë, të mbingarkohen emocionalisht dhe manifestojnë ankth. Mund të qajnë ose të jenë më të lidhur pas prindërve se zakonisht. Rutina e tyre e gjumit dëmtohet.
  • Fëmijët mund të tregojnë mungesë vullneti në kryerjen e detyrave dhe të mësuarit. Gjithashtu, ata mund të mos regojnë mirë ndaj vëllezërve/motrave të tyre si dhe me anëtarët e tjerë të familjes.
  • Kini parasysh që për fëmijët reagime të ngjashme janë të kuptueshme në situata stresante.
  • Është e rëndësishme që të kuptoni stresin e tyre dhe ti ngushëlloni fëmijët sipas moshës që kanë.

Si mund të ndihmoni fëmijën tuaj?

  • Tregoni mirëkuptim me fëmijën tuaj duke e siguruar dhe ngushëlluar dhe mbani një
    marrëdhënie pozitive me ta. Dhurojini përqafime dhe mbani shpesh dorën e tyre
    në tuajën. Thojini që i doni.
  • Kërkoni mundësi për të lavdëruar fëmijët tuaj kur bëjnë diçka të mirë, sado e vogël që
    mund të duket. Sa më shumë t’i lavdëroni, aq më shumë do ta përsërisin sjelljen!
  • Krijoni aktivitete përfshirëse që të mbani fëmijët të angazhuar në mënyrë domethënëse.
  • Fëmijët kanë aftësi më të mira përballuese nëse janë të zënë duke ndihmuar të tjerët.
    Jini të duruar me fëmijët tuaj dhe përpiquni të mos kritikoni ndonjë ndryshim të sjelljes,
    ndonjë dëshirë e tyre për të marrë siguri nga ju, ose ndonjë ankesë se janë të mërzitur apo
    se nuk kanë asgjë për të bërë.
  • Shpjegojuni fëmijëve dhe të rriturve që në situata të pazakonta, përdorimi i fjalëve të
    sjellshme dhe tonit të zërit vetëpërmbajtës janë mjaft të rëndësishme. Kjo është mëse e
    vërtetë kur toni i zërit fillon të rritet dhe kritikat përshkallëzohen.
  • Jini të vëmendshëm ndaj ndjenjave të fëmijës. Dëgjojini që të kuptoni sesa e vështirë është për ta kjo periudhë.
  • Nëse vini re se fëmijët kanë një nivel të lartë të ankthit apo shqetësimit, pyetini si
    ndihen. Të kuptoni rreth ndenjave të tyre do t’ju ndihmojë që t’u ofroni siguri dhe ngushëllim.
  • Jepini fëmijëve informacion të saktë mbi atë që po ndodh, por jo më shumë seç
    duhet. Bëni kujdes për atë që shikoni apo diskutoni kur fëmijët janë prezent.
  • Inkurajoheni fëmijën tuaj që të luaj. Loja është mjaft e rëndësishme sepse
    ndihmonë fëmijën që të përballet me stresin dhe shqetësimet. I ndihmonë që të
    bëjnë një jetë normale.
  • Mbani një rutinë çdo ditë (p.sh orë fikse për gjumin dhe vaktet) me aq mundësi sa keni, ndërkohë që konsideroni kryerjen e aktiviteteve të reja familjare (si gatimin dhe vizatimin së bashku).
  • Kryeni bashkarisht aktivite fizike familjare.
  • Për të gjithë fëmijët, por veçanërisht për fëmijët më të rritur, krijoni një hapësirë ku
    mund të qëndrojnë vetëm ose në distancë nga të tjerët qoftë dhe për një periudhë të
    shkurtër gjatë ditës.
  • Nëse keni mundësi, qendroni në kontakte me familjarët dhe miqtë nëpërmjet internetit,
    telefonit dhe telefonatave me vidio.
  • Mbështetni fëmijën tuaj duke e ndihmuar që të ketë kontakte të sigurta online.