Ballina E spikatur INTELIGJENCA ARTIFICIALE, DRONI AUTONOM FITON GARËN NDAJ DY PILOTËVE

INTELIGJENCA ARTIFICIALE, DRONI AUTONOM FITON GARËN NDAJ DY PILOTËVE

Hulumtuesit e Universitetit të Cyrihut, kanë krijuar një algoritëm që i ka mundësuar fluturakes pa pilot (dron), që përmes inteligjencës artificiale të fitojë karshi dy pilotëve (njerëz) në një garë eksperimentale.

Deri së fundmi, nuk do ta kishit menduar që dronët autonom mund të fitojnë në një garë ndaj pilotëve (qenie njerëzore), transmeton Telegrafi.

Deri më tani, përmes një algoritmi të ri po shqyrtohet për praktikat e reja për zhvillimin e kësaj fushe. Më herët hulumtuesit kishin krijuar modele të kuadrokopterëve, për të arritur të përllogarisin udhëtimin.

Megjithatë, kësaj radhe kanë marrë parasysh kufizimet e dronit.

Ideja është që algoritmi ynë të flet vetëm për dronin dhe të kaloj përmes të gjitha pikave gjatë udhëtimit, por jo edhe se si do të duhej të vepronte”, ka thënë autori Philip Foehn.