Familjet që kanë fëmijë jetim dhe familjet skamnore të Vushtrrisë, sot janë ndihmuar me pako ushqimore nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Vushtrrisë nga një donacion i siguruar nga organizata Humanitare Islamic Relief.
Në ndarjen e këtyre ndihma për këtë kategori kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë Besim Muzaqi dhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale, Sylejman Meholli.
Organizata Humanitare Islamic Relief, përmes drejtorisë së Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale sot ka shpërndarë 150 pako ushqimore për familjet me jetim, familjet që kanë gra kryefamiljare dhe familjet skamnore që janë në asistencë sociale, ka thënë drejtori i Shëndetësisë, Meholli. (Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë
Me pakot ushqimore është shpërndarë edhe miell për familjet skamnore.