Rreth 80 ditë nga nisja e “Olimpiadës Dimërore” 2022, organizatorët kanë nisur të krijojnë dëborën artificiale në “National Alpine Skiing Center”, që ndodhet në zonën e garës në Yanqing, vendi i zgjedhur për të pritur garat e skisë alpine.
Wu Gaosheng, një ndër drejtorët operativë të qendrës, deklaroi se puna për dëborën artificiale pritet të zgjasë deri në mes të janarit, citon agjencia kineze e lajmeve Xinhua.
Një sërë projektesh për kursimin dhe riciklimin e ujit janë vendosur dhe po zbatohen për të optimizuar përdorimin e ujit për prodhimin e dëborës, konsumin njerëzor dhe qëllime të tjera, bëri të ditur Komiteti Organizativ i Pekin 2022.
Rreth 90% e dëborës së përdorur në vendin për garat e skisë alpine në Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchang 2018 ishte artificiale, një veçori e pranishme gjithashtu në Vankuver 2010 dhe Sochi 2014.
Me shtatë pista, Qendra Kombëtare e Skive Alpine është objekti i parë i Kinës për skijim alpin në nivel olimpik, me një rritje maksimale në lartësi prej rreth 900 metrash./Motilokal.com