Jeta Xharra: Më në fund pak drejtësi!

Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media Luan Latifi, është arrestuar sot nën dyshimin për veprën penale “marrje e ryshfeti” në bashkëkryerje me të dyshuarin A.B.

Latifi është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në paraburgim për 48 orë.

Për lajmin ka reaguar gazetarja Jeta Xharra. Ajo ka thënë se më në fund erdhi pak drejtësi, teksa ka treguar se kur e kishte kuptuar se në KPM ka korrupsion, përcjell Bota sot.

“A bën me ju kallxu, prej zemrës së plastë, që momenti kur e kam kuptu që Komisioni i Pavarur i Mediave është i korruptum është momenti kur gjatë 2020-2021 i merrnin vendimet në favor të Blerim Devollit kundër hulumtimit që e patëm bë ne për të, e na merrnim çmime gazetareske për atë hulumtim. Kështu që, më në fund, pak drejtësi!”, ka shkruar Xharra në Facebook.