Korporata Energjetike e Kosovës inkurajuar punëtorët e tyre që të marrin vaksinën kundër koronavirusit.
Kjo thirrje për imunizim nga bordi dhe menaxhmenti i kësaj kompanie, vjen pas përhapjes së variantit Delta në vend dhe në botë.
“Në këtë drejtim duke pas parasysh rëndësinë e kompleksitetin e operimeve tona ditore si dhe numrin e madh të të punësuarve në KEK, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe menaxhmenti i KEK-ut me qëllim të mbrojtjes së shëndetit tuaj si dhe parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19, inkurajojnë të gjithë punëtorët që sa më parë të jetë e mundur të vaksinohen”, thuhet në kumtesë.
Në anën tjetër, vetëm gjatë ditës së hënë, janë regjistruar 48 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.