Kampionia olimpike Nora Gjakova ka thënë se medaljet e fituara shkojnë për popullin e Kosovës.
Nga aeroporti i Prishtinës ajo ka thënë se pritjet janë tejkaluar.
“Është një sukses i jashtëzakonshëm. I kemi tejkalu të gjitha pritshmëritë. Dua ta falenderoj trajnerin Driton Kuka. Falënderoj familjen që gjithmonë na kanë përkrah, si mu si Akilin. Faleminderit popullit të Kosovës. Kjo medalje eshte per gjithë popullin e Kosoves”, ka thënë ajo.