Sipas studimeve, koha që zgjedhim për të konsumuar ushqimin mund të ketë një ndikim të madh në humbjen e peshës tuaj nëse jeni duke mbajtur dietë.
Studiuesit kanë arritur të përcaktojnë kohën më të mirë për të konsumuar ushqim, për të gjithë ata që duan të humbin peshë. Ata zbuluan se koha më e mirë për të ngrënë mëngjesin është vetëm pas orës 7 të mëngjesit, 7:11 e mëngjesit për të qenë të saktë. Është më mirë hani drekë sa më shpejt, midis orës 12:30 dhe 13:00, perfektja do ishte ora 12:38. Ndërsa kur bëhet fjalë për darkën, sa më vonë ta lini atë, aq më keq mund të jetë për dietën tuaj – koha optimale për darkën është ndërmjet orës 18:00 dhe 18:30 pasdite, perfektja 18:14.
Çfarë ndodh kur nuk i ndiqni këto orare? Një studim i kohëve të fundit ka treguar se konsumimi i darkës pas orës 20:00 mund të shtojë 5 cm në belin tuaj – kjo është ekuivalente me shtimin e dy masave në veshjet e një vajze/gruaje.