Kosova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për Kadet në karate

Behije Mustafa ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatit Evropian për Kadet, Junior dhe U21 që po mbahet në Finlandë, ku përfaqësuesja e Kosovës në Karate po merr pjesë me 17 garues.

Ajo këtë e arriti në konkurrencën e junioreve mbi 59 kilogram, fitoj nga garuesja e Izraelit, Italisë, Zvicrës, për tu ndaluar nga finalistja garuesja e Turqisë, pastaj në finale për medalje të bronztë arriti të fitoj nga garuesja e Suedisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Karatesë e Kosovës nëpërmjet një postimi në Facebook.

Lajme te mira nga dita e dytë e Kampionatit Evropian për Kadet, Junior dhe U21 qe po mbahet nga data 19 deri 23 gusht 2021 në Tampere të Finlandës, ku Përfaqësuesja e Kosovës në Karate po merr pjesë me 17 garues Behije Mustafa e treta e Evropës, e bronztë”, thuhet ndër të tjera në postim.