Pas dy medaljeve të arta olimpike, ku pamë xhudisten Distria Krasniqi dhe atë Nora Gjakova duke triumfuar në “Tokio 2020”, tani Kosova numëron tre medalje olimpike të arta në histori.
Ekipi i xhudos së Kosovës arkëtoi dy medalje të arta olimpike në këtë Olimpiadë, duke lënë pas shtete të mëdha evropiane si ai i Francës, Gjermanisë dhe Austrisë.
Ranglistën e plotë të shteteve më të suksesshme sa i përket xhudos në Lojërat Olimpike e gjeni më poshtë.
1.Japonia – 8 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë
2.Kosova – 2 medalje të arta
3.Franca – 1 medalje të artë, 3 të argjendta dhe 1 të bronztë
4.Gjeorgjia – 1 medalje të artë, 2 të argjendta
5.Republika e Koresë – 1 medalje të argjendtë, 2 të bronzta
6.Mongolia – 1 të argjendtë, 1 të bronztë
7.Gjermania – 1 të argjendtë, 1 të bronztë
8.Austria – 1 të argjendtë, 1 të bronztë
9.Sllovenia – 1 të argjendtë
10. Taipei Kinez – 1 të argjendtë