Boksierët, Luan Morina dhe Suela Canolli kanë fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Boksit për kadetë e cila është mbajtur në Bosnje Hercegovinë, ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.
Morina e fitoi medaljen e tij në kategorinë deri në 66 kilogram, kurse Canolli në kategorinë -57 kilogramë, e cila kjo e fundit ishte kualifikuar direkt në gjysmëfinale, njofton Klankosova.tv.
Kampionati Evropian i Boksit për kadetë është mbajtur prej 10 deri më 21 gusht. Pjesë e ekipit kosovarë ishin tre garues ku po ashtu edhe drejtësinë e ndau edhe gjyqtari, Latif Demolli.