Ekipi kombëtar i Kosovës ka bërë përparime në renditjen më të re të FIFA-s.
“Dardanët”, në ranglistën e publikuar sot e shohin veten në vendin e 115-të, pesë pozita më lartë sesa në renditjen e fundit, kur gjendeshin në vendin e 120-të.
Ndërkohë, Verdhekaltrit kanë përparuar me 7 pikë, nga 1152 në 1159.
Renditja e fundit e FIFA-s ishte publikuar në muajin maj.
Kosova do t’i zhvillojë tri ndeshje kualifikuese të Botërorit 2022 në muajin shtator ndaj Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës.