Kryeministri Albin Kurti arrin në Forumin e Prespës

Forumi i Prespës po vazhdon edhe sot.

Ai po mbahet në Maqedonin e Veriut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Forumin e Prespës.

Ai do të jetë pjesë e një paneli ku do të flitet për sfidat dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja e Hercegovina.