Kryeministri Kurti javës në vijim takon kancelaren Merkel në Tiranë, konfirmon Qeveria

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pritet që javës në vijim ta takojë kancelaren gjermane Angela Merkel.

Merkel të martën ka paraparë vizitë në Shqipëri, ndërkaq takimi mes saj dhe Kurtit, pritet të zhvillohet në Tiranë në kuadër të kësaj ngjarjeje, përcjell Klankosova.tv.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

”Mundem me e konfirmu që Kryeministri Kurti do të takohet me Kancelaren Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë”, ka theksuar ai.

Kancelarja gjermane në Tiranë do takohet fillimisht me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku temë e bisedës do të jetnë çështje të politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.

Në bisedimet me krerët e qeverive në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.