Ndër vizitat e rralla brenda shtetërore, Albin Kurti sot shkoi në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Për Kryeministrin, KEK-u është organizatë e suksesshme e vendit.
Nga stafi aty ai kuptoi se në gjashtëmujorin e parë të sivjetmë është tejkaluar shifra e paraparë e nxjerrjes së thëngjillit.
Brenda hapësirave punuese, shefi i ekzekutivit pa se pajisjet e punës janë vjetruar e punëtorët janë moshuar, derisa ka edhe mungesë të inxhinierëve.
Por, fillimisht, këta janë në kërkim të anëtarëve profesionalë për një bord të ri, i cili do monitorohet nga Ministria e Ekonomisë.