Kuvendi mban seancë, debatohet rreth 100 ditëshit të qeverisë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të hënë seancën e radhës plenare.

Në rend të ditës janë disa pika, përfshirë atë për debat parlamentar për punën 100 ditore të qeverisë.

Ndër pika të tjera është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e Operës së Kosovës, zgjidhja e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si dhe zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.