LISTA E KANDIDATËVE TË LDK-SË PËR KRYETAR TË KOMUNAVE

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar sot listën me kandidatët e kësaj partie për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“LDK garon në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, me kuadro profesional me gërshetim gjeneratash e me përfshirje gjinore. Sot, në KQZ, kemi dorëzuar kërkesën për certifikim me kandidatë për kryetarë e kandidatë për asamble komunale”, thuhet në një postim të LDK-së në Facebook.

Kandidatët për kryetarë të komunave:

Anton Quni – Prizren

Ardian Shala – Suharekë

Bajrush Ymeri – Artanë

Bedri Zeqiri – Shtime

Besim Hoti – Klinë

Ekrem Hyseni – Podujevë

Hyrie Dobrunaj – Deçan

Ilir Ferati – Istog

Jeton Biçkaj – Kamenicë

Lutfi Haziri – Gjilan

Anduena Gllareva – Drenas

Armend Agolli – Mitrovicë

Bajrush Hoti – Malishevë

Bexhet Xheladini – Dragash

Burim Berisha – Fushë Kosovë

Burim Krasniqi – Rahovec

Gazmend Muhaxheri – Pejë

Imri Ahmeti – Lipjan

Mehmet Krasniqi – Obiliq

Përparim Rama – Prishtinë

Qerkin Veseli – Zubin Potok

Ruzhdi Shehu – Junik

Shkëlqim Jakupi – Kaçanik

Sibel Halimi – Ferizaj

Sokol Haliti – Viti

Teki Shala – Gjakovë

Xhafer Tahiri – Vushtrri