Ballina E spikatur MANCINI: MË VJEN KEQ PËR ANGLEZËT POR NE ISHIM TË JASHTËZAKONSHËM

MANCINI: MË VJEN KEQ PËR ANGLEZËT POR NE ISHIM TË JASHTËZAKONSHËM

Roberto Mancini ndjeu që Italia dominoi në finale kundër Anglisë dhe përshëndeti lojtarët duke thënë se ata ishin të jashtëzakonshëm pasi u bënë Kampionë të Evropës në Londër.

Ishte e pamundur të mendohej për këtë, por djemtë ishin të jashtëzakonshëm,”, tha Mancini për “Sky Sport Italia”. “Nuk kam fjalë për ta, ky është një grup i mrekullueshëm.

Nuk ishte një lojë e lehtë dhe rrjedha e saj u duk se po komplikohej për ne, por pastaj ne e dominuam ndeshjen. Në penallti duhet të kesh pak fat dhe gjithashtu më vjen keq për anglezët.”, vazhdoi Mancini.

Kjo skuadër është rritur shumë, mendoj se akoma mund të përmirësohemi. Ne jemi të lumtur për italianët, nuk kam fjalë për këta djem ”.

Mancini dhe ish shoku i tij i skuadrës në Sampdoria, koordinatori i ekipit Gianluca Vialli, u përqafuan edhe një herë pas triumfit në “Wembley”.

E jona është një miqësi që shkon përtej gjithçkaje, sepse Sampdoria shkoi përtej gjithçkaje” tha Mancini. “Sot një cikël është mbyllur, por duhet të them se djemtë tanë ishin të pabesueshëm sot.”