Ballina E spikatur MBAPPE DREJT REALIT, NUK BINDET NGA TRANSFERIMET E PSG-SË

MBAPPE DREJT REALIT, NUK BINDET NGA TRANSFERIMET E PSG-SË

22-vjeçari tashmë ia ka bërë me dije PSG-së se nuk do rinovojë kontratën dhe nuk luajti në Superkupën e Francës ndaj Lilles.

PSG ka nisur të mësojë se koha ka filluar t’iu mbarojë. Ata janë duke provuar ta bindin të rinovojë kontratën me transferimet si Achraf Hakimi, Sergio Ramos, Georginio Wijnaldum dhe Gianluigi Donnarumma.

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, Mbappe e sheh vetën larg “Parkut të Princave” ngase mendon se për t’u përmirësuar duhet të largohet, me kontratën që i skadon pas një viti.

Tashmë pyetja qëndron nëse PSG-ja do e pranojë humbjen dhe ta lejojë Mbappen t’i bashkohet Realit për 150 milionë euro apo do presin edhe një vit dhe ta lejojnë të largohet pa para.