Mbi 1100 persona janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit me vaksinat anti-COVID në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.120 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Që prej fillimit të vaksinimit në të gjithë Kosovën janë dhënë 64.776 doza.
Kujtojmë se sot në Kosovë nga 2007 testime 5 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 184 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 102.966.