Ballina E spikatur Mbi 1100 të vaksinuar gjatë 24 orëve në Kosovë

Mbi 1100 të vaksinuar gjatë 24 orëve në Kosovë

Mbi 1100 persona janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit me vaksinat anti-COVID në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.120 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Që prej fillimit të vaksinimit në të gjithë Kosovën janë dhënë 64.776 doza.

Kujtojmë se sot në Kosovë nga 2007 testime 5 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 184 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 102.966.