Mehaj takon kolonelin gjerman Freytag: Mik i mirë në ditë të vështira

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Gjermani, të cilën e nisi të hënën.

Mehaj kësaj here u takua me kolonelin gjerman, Konrad Freytag, të cilin e cilësoi si një “mik i mirë në ditë të vështirë” për shtetin e Kosovës.

“Një “mik i mirë në ditë të vështirë” ishte edhe ushtaraku gjerman, kolonel Konrad Freytag, ish-zëdhënës i Komandantit Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në vitin 1999, gjatë operacionit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook, njofton Klankosova.tv

“Takimi me të ishte shumë emocionues dhe i thashë se për popullin e Kosovës ju jeni sinonim i lirisë sonë, për çka e vlerësoi shumë lartë interesimin tim për takim”, ka shtuar ministri i Mbrojtjes së Kosovës.

Ministri Mehaj ka përfunduar se Kolonel Freytag meriton gjithmonë nderim dhe respekt nga qytetarët dhe institucionet kosovare.