Merkel do të marrë rreth 15,000 euro pension pasi të largohet nga posti i kancelares

Pas largimit nga detyra, kancelarja gjermane Angela Merkel do të marrë përfitime mujore të pensionit prej rreth 15,000 euro (përafërsisht 16,000 franga) sipas një llogaritjeje nga Federata e Tatimpaguesve në Gjermani.

Sipas organizatës, këto të drejta pensioni vijnë pasi që Merkel ishte pjesë e Bundestagut për një kohë të gjatë, si dhe nga koha që ka kaluar si ministre federale dhe kancelare.

Ashtu si të gjithë ish-kancelarët dhe ish-presidentët federalë, politikanja e CDU-së gjithashtu do të ketë të drejtën e një zyreje, një menaxheri për zyrën, dy folësve, një daktilografisti dhe një shoferi. Pas gati 16 vitesh në krye të qeverisë, 67 vjeçarja nuk do të kandidojë më në zgjedhjet parlamentare në shtator, raporton Tagesanzeiger