Miratohet raporti për gjendjen e mjedisit në Kosovë

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 39-të të saj, ka pasur si pikë të rendit të ditës kishte edhe Shqyrtimin dhe Procedimin në Kuvendin e Kosovës të Raportit Vjetor për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë  për vitin 2020.

Me këtë rast krahas vendimeve të tjera Qeveria ka miratuar Raportin për Gjendjen e Mjedisit në Kosovës 2020 dhe sipas kërkesave ligjore e ka proceduar atë për diskutim dhe aprovim te mëtejemë në Kuvendin e Kosovës.

Raporti përfshin të dhëna mbi gjendjen e mjedisit dhe ndryshimit në mjedis në krahasim me raportin e mëparshëm, presionet në mjedis, ndikimet mjedisore në shëndetin e popullatës, gjendjen e mjediseve të rrezikuara, zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit, masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit, funksionimin e institucioneve mjedisore si dhe financimin e sistemit për mbrojtjen e mjedisit.

Hartimi i Raportit për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë, është  bazuar në Ligjin e Mbrojtjes së Mjedisit. Sipas nenit 25, të këtij ligji, Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i paraqet Kuvendit Raport për Gjendjen e Mjedisit.

Qëllimi kryesore këtij raporti, është, informimi i institucioneve qendrore dhe publikut të gjerë për gjendjen e mjedisit në Kosovë mirëpo, të dhënat e tij janë një bazë e mirë që mundë të shërbejnë edhe për hartimin e politikave mjedisore dhe për orientimin e zhvillimeve, planifikimeve dhe investimeve strategjike në sektorët të cilët kanë ndikim në mjedis siç janë:, industria, energjetika, transporti, bujqësia etj./Motilokal.com