Në hyrje të Çarshisë në Shkup shpaloset tabela e rrugës me emrin e ri “Jusuf Gërvalla”

Sot në hyrje të Çarshisë së Shkupit u shpalos tabela me emrin e ri të rrugës, “Jusuf Gërvalla”.

Tabela u vendos nga Komuna e Çairit, ndërkaq e pranishme në shpalosje do të jetë edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës e cila është bija e veprimtarit, Jusuf Gërvall, Donika Gërvalla.

Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, këtë të premte ishte në vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Gërvalla u prit në takim nga krerët institucional.

Sipas Ambasadës së Kosovës në Shkup thuhet se tema kryesore e takimeve që do zhvilloj ministrja Gërvalla atje ishte avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët