Sunday, October 24, 2021
Ballina E spikatur NË ONKOLOGJI DO TË FILLOJNË TEKNIKAT IMRT PËR MJEKIMIN E SËMUNDJEVE MALINJE

NË ONKOLOGJI DO TË FILLOJNË TEKNIKAT IMRT PËR MJEKIMIN E SËMUNDJEVE MALINJE

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ka njoftuar se brenda disa ditëve në Klinikën e Onkologjisë do të fillojnë teknikat IMRT të rrezatimit për herë të parë në Kosovë.

Kurtishi thotë se teknikat IMRT do të përmirësojnë kualitetin e mjekimit të sëmundjeve malinje.

Pas fillimit të shërbimit të Brahiterapise, Teknikat IMRT të rrezatimit e përmirësojnë edhe më shume kualitetin e mjekimit të sëmundjeve malinje. Edhe përkundër pandemisë, shërbimet në Klinikën e Onkologjisë po avancojnë. Pacienti- prioritet”, shkruan Kurtishi në postimin e bërë në Facebook.