Ballina E spikatur Në onkologji fillojnë teknikat IMRT për mjekimin e sëmundjve malinje

Në onkologji fillojnë teknikat IMRT për mjekimin e sëmundjve malinje

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar me teknikat IMRT të rrezatimit në Kosovë.

Kurtishi këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, duke e quajtur ditë të madhe për onkologjinë në Kosovë.

Ditë e madhe për Onkologjinë e Kosovës!

Pacienti i parë i Rrezatuar në Aparatin e Ri !

Ecim tutje”, shkruan Kurtishi.

Ndryshe, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ditë më parë kishte paralajmëruar se brenda disa ditëve në Klinikën e Onkologjisë do të fillojnë teknikat IMRT të rrezatimit për herë të parë në Kosovë.

Kurtishi kishte njoftuar se teknikat IMRT do të përmirësojnë kualitetin e mjekimit të sëmundjeve malinje.

Pas fillimit të shërbimit të Brahiterapise, Teknikat IMRT të rrezatimit e përmirësojnë edhe më shume kualitetin e mjekimit të sëmundjeve malinje. Edhe përkundër pandemisë, shërbimet në Klinikën e Onkologjisë po avancojnë. Pacienti- prioritet”, kishte shkruar ditë më parë Kurtishi.