Monday, October 25, 2021
Ballina E spikatur NË SPITALIN E VUSHTRRISË NUK PO TRAJTOHET ASNJË PACIENT ME COVID-19

NË SPITALIN E VUSHTRRISË NUK PO TRAJTOHET ASNJË PACIENT ME COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se asnjë pacientë me COVID-19 nuk po trajtohet në Spitalin e Vushtrrisë.

Ndërsa në spitalet dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës 81 pacientë janë duke u trajtuar, ku 55 persona janë me oksigjeno-terapi, tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 29 të tjerë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në QKUK janë të shtrirë 61 pacientë, ku 42 janë me oksigjeno-terapi. Në Spitalin e Gjilanit janë 15 pacientë duke marrë trajtim, ndërsa në Spitalin e Pejës vetëm dy pacientë.

Në Spitalin e Prizrenit, të Gjakovës dhe të Mitrovicës kanë të shtrirë vetëm nga një pacientë me COVID-19.