Nxënësja nga gjimnazi “Gjon Buzuku” zë vendin e parë në nivel në garën “Shkencëtari i Ri”
Sot u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për garën “Shkencëtari i Ri”, e cila u organizua në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nën udhëheqjen e ministres, Arbërie Nagavci.
Në këtë garë, e cila u mbajt në lëndët e shkencave natyrore dhe ku pjesëmarrës ishin tetë gjimnaze nga katër komuna, ajo e Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajit, vendin e parë ka fituar nxënësja e gjimnazit “Gjon Buzuku”, Ermira Karahoda, duke u cilësuar si “Shkencëtarja e Re e vitit 2021”.
Në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve të pranishëm ishin edhe drejtoresha e Drejtorisëk Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi dhe U.D. i drejtorit të gjimnazit “Gjon Buzuku”, Jeronim Susuri.
Ata e falënderuan ministren Nagavci për mbështetjen, si dhe përgëzuan nxënësen dhe stafin e kësaj shkolle për suksesin e arritur, ku përveç vendit të parë edhe vendi i dytë në nivel Republike është fituar nga nxënësja e kësaj shkolle, Vlera Berisha, si dhe vendi i tretë në nivel komune, nga Andin Dana.