Pandemia, Nju Jorku do të heq gjendjen e jashtëzakonshme

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha të mërkurën se gjendja e jashtëzakonshme rreth situatës së pandemosë, e shpallur fillimisht në mars të vitit 2020, do të përfundojë të enjten.

Zoti Cuomo e bëri njoftimin gjatë një konference shtypi, dhe përmes rrjetit Twitter, ku ai shkroi se, “Gjendja e jashtëzakonshme për Nju Jorkun do të marrë fund nesër [e enjte]. Lufta kundër koronavirusit dhe vaksinimi i njujorkezëve janë ende përparësitë kryesore, por kapitulli i emergjencësi kësaj lufte ka mbaruar.”

Me 15 qershor guvernatori hoqi shumicën e kufizimeve të lidhura me pandeminë.

Heqja e gjendjes së jashtëzakonshme do të mundësojë që zyrtarët lokalë dhe të shtetit të marrin vetë vendime për masat përkatëse të shëndetin publik, pa u komanduar nga guvernatori. Kjo gjithashtu do t’i japë fund kompetencave të guvernatorit për të lëshuar urdhëra ekzekutivë që zakonisht janë të rezervuara për legjislaturën e shtetit.

Guvernatori i Nju Jorkut tha se më shumë se 71% e banorëve mbi moshën 18 vjeç kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe më shumë se 63% e banorëve janë vaksinuar plotësisht.

Zotri Cuomo tha se do të mbeteshin në fuqi udhëzimet e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) , përfshirë mbajtja e maskave në transportin publik, aeroporte dhe avionë.