OBSH miraton përdorimin e vaksinës së parë kundër malaries

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përshëndet “ditën historike” në luftën kundër sëmundjeve parazitare.

Organizata Botërore e Shëndetit ka rekomanduar përhapjen e gjerë të vaksinës së parë të malaries, një veprim që ekspertët shpresojnë se mund të shpëtojë jetën e dhjetëra mijëra fëmijëve çdo vit në të gjithë Afrikën, shkruan The Guardian.

Fillova karrierën time si një studiues i malaries dhe prisja me padurim ditën që do të kishim një vaksinë efektive kundër kësaj sëmundjeje të lashtë dhe të tmerrshme. Dhe sot erdhi ajo ditë, një ditë historike! Sot, OBSH po rekomandon përdorimin e gjerë të vaksinës së parë në botë kundër malaries”, tha Tedros në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Vaksina, e cila kaloi nëpër prova të gjata klinike, ka efikasitet të kufizuar, duke parandaluar 39% të rasteve të malaries dhe 29% të rasteve të rënda të malaries tek fëmijët e vegjël në Afrikë gjatë provave katërvjeçare.

Sidoqoftë, një studim i udhëhequr nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër (LSHTM) në muajin gusht, zbuloi se kur fëmijëve të vegjël u jepeshin vakina e tipit RTS, S dhe barna antimalariale, kishte një ulje 70% të shtrimit në spital ose vdekjeve.