Ballina E spikatur OSMANI VIZITON BASKETBOLLISTET E PËRFAQËSUESES A TË KOSOVËS

OSMANI VIZITON BASKETBOLLISTET E PËRFAQËSUESES A TË KOSOVËS

Osmani viziton basketbollistet e përfaqësueses A të Kosovës para nisjes drejt Qipros

Kosova A në basketboll për herë të parë në konkurrencën e femrave do të garojë në arenën evropiane. Vashat e Kosovës do të garojnë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të mbahet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro.

Vajzat e Kosovës i ka vizituar edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” i ka uruar vashat e Kosovës dhe është shprehur e bindur se ato do të shkëlqejnë sepse kanë punuar me përkushtim në këtë drejtim.

Nesër në orën 06:00 të mëngjesit, basketbollistet e përfaqësueses A të Kosovës do të udhëtojnë drejt Qipros, për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për shtete të vogla.

Mbrëmë, me ftesë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, vizituam këto basketbolliste të talentuara e të zellshme të cilat janë gati për debutim në arenën ndërkombëtare. Jam e bindur se do të shkëlqejnë sepse puna e përkushtimi gjithnjë shpërblehen.”, ka shkruar Osmani në profilin e saj.