Ballina E spikatur Për një gjumë cilësor cilat janë vitaminat më të mira që ju...

Për një gjumë cilësor cilat janë vitaminat më të mira që ju duhen

Pamjaftueshmëria e vitaminave besohet të jetë një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e pagjumësisë.

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se sëmundjet dyfishohen nëse njeriu fle më pak se 7 orë. Nëse njeriu fle më pak se gjashtë orë, ky rrezik katërfishohet. Pagjumësia ndikohet jo vetëm nga stresi, puna dhe stili i jetesës.

Në këtë artikull do të mësoni për vitaminat që ju duhen që të keni një gjumë cilësor.

Vitamina C

Vitamina C është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar. Studimet thonë se sasitë e pamjaftueshme të kësaj vitamine shkaktojnë pagjumësi dhe probleme me gjumin.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e specave, agrumeve, kivit, lakrave të vogla dhe mangove për të marrë më shumë vitamina.

Vitamina B12

Vitamina B12 garanton shëndetin e nervave dhe rruazave të kuqe të gjakut. Ajo ndihmon në krijimin e energjisë në organizëm.

Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë probleme nervore, lodhje, çrregullime të gjumit, mpirje dhe luhatje të humorit.

Vitaminën B12 e gjeni në sardele, dridhëra, qumësht, vezë, kos.

Vitamina D

Nivelet e ulëta të vitaminës D shkaktojnë probleme me gjumin.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar.

Omega-3

Acidet yndyrore rekomandohen nga mjekët sepse përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Peshqit e rritur në ujëra të ftohta siç janë salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga përmbajnë nivelet më të larta të acideve yndyrore. Gocat e detit, midhjet dhe gaforret përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3.