Ballina E spikatur Shpresë për kancerin, shkencëtarët pranë gjetjes së vaksinës

Shpresë për kancerin, shkencëtarët pranë gjetjes së vaksinës

Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit po përpiqen të zhvillojnë një vaksinë kundër kancerit me teknologjinë e përdorur në përgatitjen e vaksinës AstraZeneca që po përdorët kundër Covid19.

Sipas Bloomberg, rezultatet e studimeve te kafshët deri më tani janë shumë premtuese, pasi ato treguan një reduktim të tumoreve dhe përmirësim të jetëgjatësisë.

Studiuesit në Institutin “Jenner” në Oksford dhe Institutin Kërkimor të Kancerit “Ludëig” kanë zhvilluar një vaksinë me dy doza, duke përdorur teknologjinë e zhvilluar me vaksinën anti-Covid-19, sipas një studimi të botuar në Journal for ImmunoTherapy of Cancer.

Testet janë planifikuar të fillojnë tek njerëzit këtë vit. Në fazën e pare do të marrin pjesë 80 pacientë me kancer të mushkërisë, raporton abcnews.al.

Ky zhvillim pozitiv në një kohë kur studiuesit po hulumtojnë trajtime të tjera novatore për kancerin, duke përdorur sistemin imunitar për të luftuar tumoret.

Vaksinat e Oksfordit përpiqen të përfitojnë nga të dyja këto zhvillime, duke përdorur vektorin nga vaksina Covid-19 për të transmetuar kodin gjenetik që e detyron trupin të luftojë dy proteina të pranishme në sipërfaqen e shumë llojeve të qelizave të kancerit, raporton abcnews.al.

Është konfirmuar tashmë se teknologjia e vaksinës gjeneron përgjigje të forta të qelizave T, të cilat janë të nevojshme për të luftuar tumoret.

Adrian Hill, drejtor i Institutit “Jenner” tha se “kjo platformë e re e vaksinave ka potencialin për të revolucionarizuar trajtimin e kancerit”.