Përfundojnë Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” kanë marrë fund sot përmes një ceremonie përmbyllëse pas 17 ditësh aksion në 33 sporte e 339 ngjarje.

Edhe njëherë Shtetet Bashkuara të Amerikës u treguan dominante duke i fituar 113 medalje, prej tyre 39 të arta.

Pas tyre erdhi Kina me vetëm një medalje të artë më pak, dhe 88 në tërësi, ndërkaq Japonia i fitoi 58 prej të cilave 27.

Vlen të përmendet që edhe Kosova pati një kampanjë të mrekullueshme pasi që përmes xhudisteve Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arriti t’i fitojë dy medalje, dhe që të dyjat të arta.