Pesë shtëpi të reja për familjet në nevojë të Drenasit

Shoqata Jetima e Ballkanit sot ishin në Komunën e Drenasit dhe i dhuruan 5 palë çelësa të shtëpive tëe reja, tregon udhëheqësi i shoqatës Halil Kastrati

Gëzim e buzëqeshje te 5 familje me rastin e hyrjes në shtëpi.

“Ky projekt ishte në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, e cila ka participuar me nga 5 mijë euro për secilën shtëpi, ndërsa pjesën tjetër donatorët përmes shoqatës sonë”, tha Halil Kastrati.

Ai i uroi familjet ti gëzofshin shtëpitë e reja.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë.