Drejtoria e Mjedisit dhe Pyjeve së bashku me Policinë e Kosovës me plan operativ në parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve
Drejtoresha për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve, Aida Ferati Doli, për të parë më afër gjendjen e pyjeve dhe vendet më të atakuar nga prerjet ilegale, ka realizuar një vizitë terreneve pyjore “Javor Lisac” në pjesën e Llomovës si dhe në Barelin.
Më këtë rast drejtoresha Doli ka bërë të ditur se me qëllim të njohjes sa më të afërt mbi gjendjen aktuale të pyjeve, drejtoria e Mjedisit dhe Pyjeve së bashku me Policinë e Kosovës ka hartuar një planë të përbashkët për të parandaluar prerjet ilegale të pyjeve.
“Sektori i Pyjeve do të vazhdoj me kontrollimin e gjendjes së terreneve pyjore “Javor Lisac” tek pjesën e Llomovës si dhe në Barelin, ku rojeve të pyjeve dhe teknikëve të pylltarisë u janë dhënë rekomandimet e nevojshme për angazhime shtesë të vendeve pyjore më të atakuara nga prerjet ilegale, ku tani e tutje për çdo përpjekje të vazhdimit të prerjeve ilegale do të njoftohet DMMP-ja si dhe Policia e Kosovës”, ka drejtoresha Doli.
Ky mobilizim i DMMP-së dhe në përkrahje të Policisë së Kosovës do të vazhdoj edhe më tutje deri në eliminimin e prerjeve ilegale të pyjeve.