POLICIA E KOSOVËS MBAN LIGJËRATA VETËDIJESUESE ME NXËNËSIT

0
78

Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Fushë Kosovë, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e shkollës “Zejnel Salihu” në Bardh të Madh të kësaj komune, për dhunën në familje dhe dhunën ndaj fëmijëve.

Ligjërata u mbajt në disa grupe dhe kanë marrë pjesë mbi 130 nxënës të klasave VI-IX.

Nxënësit janë njoftuar me dhunën në familje, llojet e saj, pasojat që shkakton kjo dukuri, pastaj me detyrat dhe përgjegjësit e Policisë së Kosovës, si dhe format dhe mënyrën e raportimit të rasteve të dhunës në familje në polici.

Kjo ligjëratë është mirëpritur nga nxënësit dhe stafi pedagogjik dhe arsimor i shkollës, dhe prezantimet kanë zgjuar kureshtjen e pjesëmarrësve ku edhe u parashtruan një numër i konsiderueshëm i pyetjeve në lidhje me temën.

Policia e Kosovës apelon qytetarët të raportojnë dhunën në familje në numrat e saj pa pagesë: 192, 080019999 dhe në adresat elektronike info@kosovopolice.com, dhe aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë”, pasi vetëm duke bashkëpunuar të gjithë së bashku mund të kontribuojmë në parandalimin e dukurive negative në shoqëri.

Në fund të ligjëratës për pjesëmarrës janë shpërndarë fletushka vetëdijesuese për dhunën në familje.