Presidenti Ilir Meta do të nderojë Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin me medaljen nderi i kombit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nesër (e hënë) do të takojë dy xhudistët tona, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, si dhe trajnerin Driton Kuka, të cilëve do t’ia ndaj medaljen nderi i kombit.

Xhudistet e Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi pritet të nderohen nga shteti i Shqipërisë, pasi fituan medaljet e arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Është presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili të hënën pritet t’ia ndajë medaljen “nderi i kombit” dy xhudistëve dhe trajnerit Driton Kuka.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili do të jetë pjesë e kësaj ceremonie në Shqipëri.

Ndryshe, Gjakova fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa Distria triumfoi në kategorinë deri në 47 kilogramë.