Presidentja Osmani ia dorëzon flamurin ekipit olimpik të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do t’ia dorëzojë flamurin shtetëror ekipit olimpik të Kosovës, që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike në Tokio.

Dorëzimi i flamurit do të bëhet pasdite në një ceremoni që do të mbahet në amfiteatrin e Parkut Gërmia, në Prishtinë.

Ndërkohë, gjatë ditës në një ceremoni, Komiteti Olimpik i Kosovës do të prezantohet uniforma e ekipit olimpik të Kosovës për LO Tokio 2020.

Përndryshe, ekipi olimpik i Kosovës përbëhet nga 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme.