Pritet lansimi i barkës “Interstellar” prodhim i parë “Made in Kosova”

Prodhuesit e Kosovës kanë njoftuar për një ngjarje jo edhe aq të zakonshme në Kosovë, pasi që për herë të parë në vendin tonë pritet të bëhet lansimi i barkës “INTERSTELLAR”, prodhim vendor, e cila do ta ketë vulën “Made in Kosova”.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës në emër të kompanisë Koshi Group i fton mediat të jeni pjesë e ngjarjes më të madhe të organizuar nga kjo kompani, në lansimin dhe promovimin e barkës së parë prodhuar në Kosovë të quajtur “INTERSTELLAR”.

Kjo është një ngjarje e veçantë pasi që barka “INTERSTELLAR” është produkti i parë MADE in KOSOVA, e punuar me shumë përkushtim, durim dhe krenari”, thuhet në njoftimin e Klubit të Prodhuesve.Sipas Klubit të Prodhuesve të Kosovës, do të jetë fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm dhe që do të kontribuoj në njohjen e Kosovës si shtet i cili ka mendje kreative, sfidohet në prodhim dhe njihet për prodhime cilësore.

Në njoftim thuhet se lansimi dhe promovimi i “INTERSTELLAR” do të bëhet më 28 korrik 2021 në Liqenin e Radoniqit në Gjakovë, duke filluar nga ora 10:30 deri në ora 12:00.