Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka marrë një sërë vendimesh.
Në këtë mbledhje, u vendos që të ndahen 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës, përmes mbështetjes që do të ofrohet për punëmarrësit.
Vendimi është në zbatim të masës 1 të Pakos për Ringjallje Ekonomike.
Njoftimi i Qeverisë:
“15 MILIONË EURO PËR KRIJIMIN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS
Qeveria ndan 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës përmes mbështetjes që do të ofrohet për punëmarrësit, vendim ky në zbatim të njërës nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht Masës 1 – Mbështetja e Punësimit”.