Ballina E spikatur QKUK-ja pranon donacionin me pajisje mjekësore nga ambasada amerikane

QKUK-ja pranon donacionin me pajisje mjekësore nga ambasada amerikane

Ambasada amerikane në Prishtinë i ka dorëzuar Qendrës Klinike Universitare të Kosovës pajisje mjekësore në vlerë mbi 300 mijë dollarë  

Ambasada amerikane në një postim në Facebook po ashtu u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të vaksinohen.

Ndryshe, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka pranuar donacion në vlerë 300 mijë dollarësh nga Zyra për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Ky donacion është dhuruar në kuadër të ndihmesës për luftimin  e pandemisë së  COVID -19.