Raketa ‘miqësore’ me mjedisin po ndërtohet në Skoci

Orbex Prime konsiderohet si raketa më miqësore me mjedisin në botë. Duke prodhuar deri në 96 për qind më pak emetime sesa automjetet me lëndë djegëse, raketa është projektuar për ripërdorim duke mos lënë mbeturina në Tokë, oqeane apo në atmosferë.

CEO i kompanisë, Chris Larmour thotë se: “Orbex do të jetë kompania e parë komerciale e lëshimit të hapësirës orbitale që përdor një lëndë djegëse të rinovueshme, miqësore me karbonin.”

Raketa, e cila po ndërtohet në Skoci, do të niset deri në fund të vitit 2022 nga Space Hub Sutherland.