Real Madrid do të zyrtarizojë në orët e ardhme firmën me Dani Carvajal. Mbrojtësi pritet të firmosë kontratë deri në verën e vitit 2025, duke shtyrë me 4 vite kontratën aktuale, e cila përfundon pas një viti.
Lajmin e bën të ditur Marca, e cila shton se zyrtarizimi i marrëveshjes me mbrojtësin e djathtë do ndodhë në orët në vijim. Media madrilene paralajmëron edhe një rinovim tjetër.
Bëhet fjalë për Karim Benzema. Kontrata e francezit përfundon gjithashtu në verën e vitit të ardhshëm dhe palët kanë gjetur marrëveshjen për të rinovuar deri në vitin 2023.
Madrilenët janë përqendruar më shumë te rinovimet, sesa te blerjet në këtë merkato. Marrëveshjet me Benzema e Carvajal ndodhin pas akordeve me Modric (deri në maj 2022), Lucas Vasquez (deri në qershor 2024) dhe Nacho (deri në korrik 2023).